Një nga menaxherët më të mirë në botën e futbollit, portugezi Zhorge Mendesh, ka “klientë” yje dhe midis atyre që janë nën “mbrojtjen” e tij, ndodhet edhe sulmuesi i shkëlqyer portugez, Andre Silva, por për të cilin, sidoqoftë, nuk ka vend te Milani.
“Gazeta delo Sport” shkruan se Mendeshi, gjatë këtyre ditëve të fundit, po punon me ngulm që t’i gjejë Silvës një klub të ri.
Në fakt, Andre Silva, gjatë sezonit të kaluar luajti i huazuar te Sevilja, kurse pak kohë më parë ishte pranë nënshkrimit me Monakon, por “kuqezinjtë” milanezë dhe klubi “princëror” nuk e gjetën dot gjuhën e përbashkët.
Sezoni i transferimeve në Itali përfundon më 2 shtator dhe deri në atë datë Mendeshi duhet t’i gjejë Silvës një klub të ri të “hajrit”.
Sfidanti.al