Federata evropiane futbollit (UEFA) ka përcaktuar tre kandidatët për futbollistin më të mirë të sezonit të kaluar të Ligës së Evropës. Në finalen angleze në Baku (Azerbaixhan) Çelsi mundi 4-2 Arsenalin, ndërkohë që një futbollist i ekipit fitues është favorit për titullin e më të mirit.
Eden Hazar fitoi trofeun e Ligës së Evropës edhe u bashkua me Realin e Madridit, ndërkohë që ai është një nga nominuesit kryesorë. Nominuesit për futbollistin më të mirë të sezonit 2018-2019 janë:
- Eden Hazar (Çelsi)
- Luka Joviç (Aintraht Frankfurt)
- Olivie Zhiru (Çelsi).
Sezonin e kaluar, çmimi i më të mirit të Ligës së Evropës i takoi Antoan Grizmanit.