Thuhet se ditët e fundit janë zhvilluar bisedime mes përfaqësuesve të lartë të kryesive të PSZH-së dhe të Realit të Madridit për transferimin e Nejmarit që do të largohet medoemos nga Parisi. Tranferimi te Barcelona është mjaft i komplikuar dhe vështirë se ai do të mund të realizohet deri në fund të sezonit aktual të transferimeve.
Në këto kushte, dalloi shansin e tij Reali që gjithashtu synon ta sjellë Nejmarin në “Bernabe”. Sipas medias, edhe vetë Nejmari nuk është kundër transferimit te Reali, sepse te Barcelona ai e di se e ka të vështirë të transferohet.
Lajmi i mësipërm merr një peshë suplementare, nëse kihet parasysh se presidentët e PSZH-së dhe Realit, Naser Al-Kelaifi dhe Florentino Perez, kanë marrëdhënie shumë të mira dhe do të mund ta gjejnë gjuhën e përbashkët.
Sfidanti.al