Doni ta trazoni  Zidanen? Pyeteni, ç’do bëhet me Bejlin …

Mbas ndeshjes së Kupës Audi që Reali i Madridit e fitoi 5-3 kundër Fenerbahçes, trajneri i klubit madridas, Zidane, u pyet nga gazetarët për Garet Bejlin, të cilin ai nuk e kishte marrë me vete në Mynih, me pretendimin se ai kishte probleme shëndetësore.

“Nuk e di se çfarë ka bërë dje Gareti. Unë jam këtu me ekipin dhe nuk mund të përgjigjem. Por, me siguri që ai po stërvitet në Madrid dhe sesi do të shkojë puna lidhur me të, do ta shohim, kur të kthehemi. Unë nuk e di se çfarë bën dikush, kur ne nuk jemi atje”, deklaroi gjakftohtë Zidane, duke lënë të kuptohet se, megjithëse transferimi i Bejlit në Kinë dështoi, nuk ka ndonjë “dashuri” të madhe mes tij dhe futbollistit uellsian që me qëndrimin e tij te Reali po krijon probleme.

Sfidanti.al