Lukaku po mëson italishten, gjuhën e shtatë! Bomber apo poliglot?

Për pjesëtarin e përfaqësueses belge, Romelu Lukaku, gjatë kësaj vere kanë shprehur interesim disa klube italiane, sidomos Interi dhe Juventusi. Nëse një nga këta opsione do të realizohet, duhet të pritet, por një gjë është e sigurt, se Lukaku do të orientohet shpejt në Apenine, sepse ka nisur të mësojë italisht.

“Vëllai im luan në Itali dhe unë shoh kanalin TV ‘Skaj Italia’ që të ndjekë ndeshjet e tij, kështu që unë kam mësuar italisht”, i tha Lukaku “Skaj Sport Italisë”.

Sulmuesi i Mançester Junajtidit flet shtatë gjuhë!

Sfidanti.al