Në prag të Superkupës, Guardiola është mjaft i zemëruar

I duket vetja si udhëheqësi i një skuadre të madhe, që nuk po merr vlerësimin e duhur. Nuk i pëlqen Pep Guardiolës fakti që për Mançester Sitin nuk po flitet superlativat që merr, p.sh., Liverpuli, Barcelona, Reali apo Mançester Junajtidi. Trajneri katalanas e kishte këtë “në majë të gjuhës”, ndërsa ishte në konferencë për shtyp për të folur për Superkupën e Anglisë, që do të luhet sot në orën 16:00 ndaj Liverpulit.

“Ne fituam tre trofe të mëdhenj sezonin e kaluar, madje katër, – tha Pepi, – Premier Ligën, Kupën e Anglisë, Kupën e Ligës dhe Superkupën e Anglisë, ndërsa nuk ia dolëm vetëm në Champions ku u eleminuam në çerekfinale. Të gjitha këto nuk mjaftuan, dhe asnjë lojtar i Sitit nuk u përzgjodh nga FIFA në 10 më të mirët e botës për edicionin e shkuar. Ne po nënvleftësohemi sepse nuk kemi historinë e madhe të disa të tjerëve”.

Guardiola hodhi poshtë zërat se Siti shpenzon 200 milionë paundë stërlina çdo herë për blerje, ndërsa theksoi se suksesi është arritur si pasojë e punës në klub, dhe jo si pasojë vetëm e parave.

Sfidanti.al