As Klopi nuk e ka mendjen te Superkupa: Ç’është ky kalendar?!

Nuk dihet se përse trajnerët protagonistë nuk duket se e kanë mendjen tek Superkupa, por diku tjetër. Pasi Pep Guardiola ishte gjithë nerva për mosvlerësimin e Mançester Sitit, ja ku vjen edhe acarimi i Jurgen Klopit. Trajneri i Liverpulit ishte i tensionuar për shkak të kalendarit të sezonit, dhe fillimisht akuzoi organizatorët që kishin menduar që ekipi i tij ta niste Premier Ligën të premten ndaj Noruiçit.

“Ne jemi skuadra angleze që ka luajtur më vonë në ndeshje zyrtare, pikërisht në finalen e Championsit në 1 qershor, – tha Klopi, – ne po luajmë sot ndaj Mançester Sitit në Superkupën e Anglisë, dhe do të luajmë sërish ndaj Totenhemit në Superkupën e Europës. Unë do të kisha dashur të kishim luajtur ndaj Noruiçit të dielën, dy ditë më vonë. Nuk e di se kush e pati këtë ide, që të ishim ne të parët për të nisur kampionatin”.

Të kuqtë duken me probleme, edhe sepse mjaft nga lojtarët e tyre kryesorë kanë qenë të angazhuar në qershor, madje edhe në korrik, si Alison, Firmino, Van Dajk, Vajnaldum, Mane apo Salah.

Sfidanti.al