Juventus, dilema për Dibalën; e tentojnë Mancester Junajtid e PSG

Numri i madh i futbollistëve në repartin e sulmit mund t’i hapë probleme Juventusit dhe ta shtyjë atë që të largojë ndonjë prej tyre deri në mbylljen e merkatos. Trajnerit Sarri tashmë i duhet të bëjë vetëm zgjedhjen në këtë pikë; Higuain që dukej i sigurt drejt largimit, mbetet në merkato, po sigurisht kampionët e Italisë nuk kanë ndërmend ta japin atë falas, kështu që nuk përjashtohet mundësia e qëndrimit të tij në Torino.

Një tjetër lojtar që mund t’u thotë lamtumirën bardhezinjve është Paulo Dibala që ende duhet të kuptojë nëse do të aktivizohet nga trajneri Sarri apo jo. Për argjentinasin pretendentët në fakt nuk mungojnë dhe sipas ‘Corriere Dello Sport’, klubet që kanë shfaqur më shumë interes për të janë Mancester Junajtid dhe PSG.

Ditën e diel, trajneri Sarri konfirmoi se dikush do të largohet nga skuadra e tij dhe ai dikush mund të jetë pikërisht Dibala për të cilin Juventusi do të kërkojë një shifër për më shumë se 80 milionë Euro. Mancester Junajtid që është duke humbur Lukakun dhe Pogba do të riniste gjithcka me shumë dëshire nga Dibala. Ndërsa në Paris të gjithë po punojnë për periudhën post-Neymar me Leonardon që e ka vlerësuar gjithnjë argjentinasin dhe nëse sulmuesi brazilian do të largohet, PSG nuk do ta kishte aspak problem të shfaqej në zyrat e Juventusit me një ofertë prej 80-100 milionë Euro për Dibalën.

sfidanti.al