Milan, për Benaser është dita e vizitave mjekësore, por veshja…

Pas Rade Krunic dhe Teo Hernandez, te Milani shfaqet edhe blerja e tretë e kësaj vere; Ismael Benaser, mesfushori i Empolit që para pak ditësh fitoi Kupën e Afrikës me përfaqësuesen algjeriane. Futbollisti u shfaq në Milano rreth orës së drekës për kryerjen e vizitave mjekësore me një veshje shumë të cuditshme sic duket edhe nga fotoja e postuar në median italiane.

Më pas Benaser do të firmosë kontratën e tij të re me kuqezinjtë që do të jetë 5 vjecare me një pagë bazë 1.5 milionë Euro, ndërkohë që në arkat e Empolit do të shkojnë 16 milionë Euro që do t’i shtohen edhe 2 milionë Euro të tjerë në formën e bonuseve.

Pasi të kryejë të gjitha këto veprimtari rituale që bëhen në cdo rast transferimi lojtarësh, Benaser do të marrë disa ditë pushime për të rifituar energjitë e humbura në Kupën e Afrikës, për t’u vënë më pas nën urdhrat e trajnerit Xhampaoli në fillim të muajit gusht.

sfidanti.al