Higuain gati të pranojë Romën, por kërkon dëmshpërblimin nga Juventusi

Goli i shënuar të dielën ndaj Totenhemit nuk e ka ndryshuar politikën e Juventusit përsa i përket Gonzalo Higuain. Zonja e Vjetër kërkon që të largojë argjentinasin për të sjellë në Torino, Mauro Ikardin. Sipas asaj që publikohet te e përditshmja italiane ‘Corriere Dello Sport’, Higuain duket se tani është gati që të pranojë propozimin e Romës që i ofron një kontratë me pagë 4.5 milionë Euro në sezon dhe bonuse të tjera; një shifër kjo inferiore në krahasim me pagën e tij aktuale, por Juventus pikërisht për këtë arsye mund t’i garantojë një dëmshpërblim mëse të kënaqshëm

Roma është vënë në kërkim të zëvendësuesit të Edin Xhekos që është gjithnjë e më pranë kalimit te Interi dhe trajneri Fonseka ka përcaktuar si zgjedhjen e tij të parë pikërisht Higuainin. Ditët e ardhshme priten të jenë vendimtarë për një tratativë që me një efekt domino do të zhbllokonte në mënyrë automatike edhe bisedimet me Interin për boshnjakun si dhe ato për transferimin e mundshëm të Ikardit te Juventusi

Ndërkaq, Drejtori Sportiv i Romës, Petraki,. pasi siguroi Mancinin ka nisur punën për të sjellë në kryeqytet një tjetër mbrojtës, Daniele Ruganin. Sipas ‘La Gazzetta Dello Sport’, Juventus për momentin e vlerëson futbollistin me 30 milionë Euro, një shifër kjo që mund të shtyjë verdhekuqtë që të hedhin sytë nga mbrojtësi 23 vjecar, Lucas Verissimo që aktualisht është pjesë e Santosit dhe për të cilin mund të mjaftojnë 8-9 milionë Euro.

sfidanti.al