Nëntë lojtarë do të konkurrojnë për tre vende të Barcelona!

Gjatë kësaj vere, Barcelona ka në plan që të bëjë disa ndryshime në “garniturën” e saj, ndërkohë që pritet që në klubin katalonjas të kthehet Nejmari, por, sidoqoftë, ndryshimet e parashikuara nuk kanë lidhje vetëm me kthimin eventual të futbollistit as brazilian, por edhe me konkurrimin e madh në këtë klub.

Trajneri Ernesto Valverde, në fakt, ndodhet midis “vuajtjesh të ëmbla”, pasi ka shumë lojtarë cilësorë, midis të cilëve ai duhet të zgjedhë më të mirët, ndërkohë që Barcelonës sapo i është bashkuar edhe Antoan Grizmani.

Sidoqoftë, “problem” i Valverdes është mesfusha, ku ai ka në dispozicion nëntë futbollistë për vetëm tre vende të lira. Presidenti i klubit duhet ta zgjidhë këtë problem deri në fund të sezonit veror të transferimeve që t’u shmanget problemeve të tjera të padëshiruara.

Që të luajnë në mesfushë, do të konkurrojnë Buskets, i sapoardhuri De Jong, Rakitiçi, Alenja, Artur, Serzhi Roberto, Vidal, Rafinja dhe Kutinjo.

Sfidanti.al