Ronaldinjo do t’i veshë përsëri këpucët e futbollit!

Ka mundësi që legjenda braziliane e futbollit, Ronaldinjo, ta rifillojë karrierën e tij në fushë në një klub maltez, njoftojnë disa mediume të këtij ishulli mesdhetar, sipas të cilëve, futbollisti i njohur brazilian po zhvillon bisedime me klubin maltez, Birkirkara, drejtori teknik i të cilit, Majkëll Valensia, paralelisht po bën përpjekje që të gjejë sponsor që të paguajë ardhjen eventuale të Ronaldinjos në Maltë.

Klubi në fjalë, ndërkohë, po përgatitet për ardhjen e legjendës braziliane, duke e shtypur emrin në bluzat e ekipit. Vëllai i Ronaldinjos, ish-agjent i tij, Roberto, i konfirmoi lajmet e pëhapura, por vuri në dukje se ai (Ronaldinjo) do të shkojë në Maltë që të marrë pjesë në një turne minifutbolli.

Sfidanti.al