UEFA e dënoi Mehelenin belg që të mos marrë pjesë në fazën e grupeve të Ligës së Evropës në sezonin 2019/20, për shkak të pjesëmarrjes në fiksimin paraprak të ndeshjeve në kampionatin kombëtar të Belgjikës. Federata belge (KBVB) tanimë e kishte dënuar klubin në fjalë, ndërkohë që tani ai u dënua edhe nga vetë “shtëpia” evropiane e futbollit.
UEFA, në fakt, zhvilloi një proces hetimor të vetin lidhur me rastin në fjalë. Në fakt, fillimisht, më 15 korrik, Meheleni u lejua nga UEFA që të merrte pjesë në Ligën e Evropës. Sidoqoftë, dy ditë më vonë (17 korrik),Gjykata belge e Arbitrazhit Sportiv e konfirmoi dënimin disiplinor të klubit në fjalë, kështu që UEFA e anuloi vendimin e saj dhe e ndaloi Mehelenin që të marrë pjesë në sezonin e sivjetëm të Ligës së Evropës.
Pagesat lidhur me ndeshjet e fiksuara paraprakisht janë bërë përmes Qipros, Serbisë dhe Malit të Zi, ndërkohë që tre funksionarë drejtues të klubit të Mehelenit u dënuan që të mos t’i afrohen futbollit gjatë 10 viteve të ardhshëm.
Sfidanti.al