Ibrahimovic bën tris në derbin e Los Anxhelesit; gol me sombrero, por dhe fyerje

‘Unë jam LA’, Zlatan ibrahimovic në ditët para derbit të Los Anxhelesit e lëshoi veten me deklaratat dhe postimet e tij të cilat nuk ishin aspak modeste. por më pas hyn në fushën e lojës dhe shënon 3 gola në fitoren 3-2 të LA Galaxy, njëri prej të cilëve ishte spektakolar pasi erdhi pas një sombrero të kryer në dëm të mbrojtësit kundërshtar.

Gjithcka ndodhi në minutën e 8 kur LA galaxy e pa veten në disavantazhin 0-1 pas golit të shënuar nga Karlos Vela. Suedezi e kompletoi veprën e tij teksa me një goditje me kokë i bëri të mundur skuadrës së tij të përmbysë rezultatin, ndërkohë që më vonë finalizoi një aksion të rrjedhshëm për të cuar shifrat në 3-1. Për LA FC, Karlos Vela shënoi sërish por vetëm sa për të fiksuar shifrat në 3-2

‘Pikërisht në ndeshje të tilla ku rritet nive,li, ku stadiumi është plot, që unë e ndjej veten shumë të karikuar-tha Ibrahimovic që shkon në kuotën e 16 golave sezonale duke refuzuar krahasimin që iu bë pikërisht me rivalin e tij Karlos Vela-Unë në moshën e tij, fitoja në Evropë’

Por protagonizmi i Ibrahimovic nuk u mbyll këtu. Sipas medias amerikane, suedezi i bindur në vetvete se i lejohet gjithcka, nuk ngurroi të lëshojë fjalë fyese në drejtim të anëtarëve të stafit teknik të LAFC

sfidanti.al