Paris Sën Zhermeni jep një tjetër sinjal që tregon se Nejmar është gjithnjë e më larg klubit kampion të Francës. trajneri Tuhel nuk e grumbulloi në skuadër sulmuesin vbrazilian për ndeshjen miqësore me Nurnbergun të zhvilluar pasditen e kësaj të shtune. tashmë historia e 27 vjecarit dihet, kërkon largimin nga parizienet për t’u kthyer te Barcelona, dicka që u konfirmua edhe nga vetë trajneri Tuhel teksa bëri të ditur se sulmuesi e kishte shprehur dëshirën e tij për të lënë transalpinët përpara fillimit të Kupës së Amerikës.
Ndërkaq cështja e kthimit të Nejmar te Barcelona është shumë e komplikuar dhe në orët e fundit është folur për një shkëmbim të mundshëm me Paulo Dibalën të Juventusit, zëra që për momentin nuk gjejnë konfirmime duke qenë se argjentinasi është i vendosur që të japë maksimumin në torino ndërkohë që Zonja e Vjetër solli në radhët e saj edhe De Ligt. Me pak fjalë, Nejmarit do t’i duhet ende kohë në dispozicion përpara se të lirohet nga Burgu i artë ku është mbyllur.
sfidanti.al