Gruaja e Federerit ka një unazë që kushton sa fitoi ai në Uimbëlldon!

Finalja legjendare e sivjetme e Uimbëlldonit zbuloi një detaj mjaft interesant në lozhën VIP të njerëzve të afërt të Rozher Federerit. Kështu, bashkëshortja e tij, Mirosllava ose Mirka Vavrinec, e ndoqi plot emocione finalen e burrit të saj kundër Gjokoviçit, por, duke nxjerr në pah, në të njëjtën kohë, unazën e shtrenjtë që ajo mbante në gisht.

Specialistët përkatës konstatuan se bëhet fjalë për një unazë me diamant prej shtatë karatësh që vlen më shumë se një milion euro! Sipas vlerësimeve, bëhet fjalë për një diamant jashtëzakonisht të pastër dhe unik. Sa për dijeni, bashkëshorti i Mirkës fitoi në Uimbëlldon, ku ai derdhi djersë të madhe gjatë dy javëve, 1 300 000 euro.

Sfidanti.al