Ku ishe Godin, mbrojtësi që kalon dhe sulmuesit nga paga!

Mbrojtësi uruguaian me përvojë, Diego Godin, është tani edhe zyrtarisht pjesëtar i klubit milanez të Interit. Kapiteni i deritanishëm  Atletikos së Madridit erdhi në “Xhuzepe Meaca” të Milanos pa pagesë, pasi kontrata e tij me klubin madridas tanimë ka skaduar.

Godini nënshkroi me Interin një kontratë trevjeçare dhe, sipas medias italiane, paga vjetore e këtij mbrojtësi mjaft të mirë uruguaian do të jetë 6,72 milionë euro për sezon, duke u bërë kështu futbollisti më i paguar tek Interi.

Sfidanti.al