Barcelona është gjithnjë e më pranë Nejmarit. Paris Sën Zhermeni uli sërish pretendimet e tij për kartonin e futbollistit dhe kjo falë nderhyrjes së agjentëve Pini Zahavi e Kia Xhorabcian që arritën të bindën drejtuesit e kampionëve të Francës të ndërmarrin një veprim të tillë.
Mësohet se tashmë Paris Sën Zhermen kërkon 200 milionë Euro, 100 milionë më pak nga kërkesa e tij fillestare. tashmë duket se bisedimet janë në fazën përfundimtare të tyre pasi është në interesin e të dy klubeve që ato të mbyllen sa më shpejt të jetë e mundur.
Ndërkaq, francezët përvec shifrës prej 200 milionë Euro kërkojnë edhe përfshirjen e të paktën 1 futbollisti të Barcelonës në këtë operacion për Nejmar dhe ai që pëlqehet më shumë është Kutinjo, por pëlqehen edhe Dembele, Rakitic e Umtiti
sfidanti.al