Do të jetë edhe Mik Shumaher në pistën e Hokenhajmit me rastin e Cmimit të Madh të Gjermanisë në fund të muajit korrik, por nuk do të jetë në drejtimin e një makine aktuale të Formula 1, por në atë të Ferrari F2004 me të cilën babai i tij Mikael, fitoi titullin e tij të 7 botëror në Formula 1.
Shumi Jr do të përshkojë disa xhiro me makinën e të atit si të shtunën e 27 korrikut kur do të zhvillohen provat zyrtare, ashtu edhe të dielën, ditën e garës, në 28 korrik.
‘Do të jetë fantastike të drejtosh këtë makinë në Hokenhajm-tha Mik Shumaher që është pjesë e Ferrari Driver Academy-herën e fundit që zbrita në këtë pistë, ishte kur festova titullin tim në F3 dhe tani do të drejtoj një prej makinave më të fuqishme dhe më të bukura në historinë e F1. Do të jetë një moment fantastik për të gjithë të apasionuarit e motorsportit’.
sfidanti.al