MotoGP, kthehet ‘Top Gun’; Maverik Vinjales ‘fluturon’ në Asen

‘Top Gun’ është kthyer. Maverik Vinjales është fituesi i ndalesës së radhës së Botërorit të MotoGP, Cmimit të Madh të Holandës. Piloti spanjoll i Jamahës zhvilloi një garë perfekte duke e kaluar i pari vijën e finishit për të mbyllur në mënyrën më të mirë të mundshme fundjavën në pistën e Asenit. Për më tepër, Maveriks mori një fitore që tij dhe Jamahës i mungonte që nga viti 2018.

Padyshim që Mark Markes provoi të bëjë dicka që të mposhtë bashkëkombasin e tij, por kampioni i botës e pati të pamundur kështu që u detyrua të kënaqej me vendin e dytë, një rezultat që në fund rezultoi i shkëlqyer për katalanasin,

Në shkallën e fundit të podiumit të garës holandeze u ngjit italiani Kuatrararo duke lënë pas rivalin më të afërt të Markez në renditjen e përgjithshme, Andrea Doviciozon në vendin e katërt. Për Valentino Rosin, gara në Holandë ishte një makth i vërtetë pasi italiani i Jamahës u rrëzua në fillimin e saj duke u detyruar të tërhiqej, dicka që i ndodh për të tretën herë radhazi këtë vit

Pas kësaj gare, Mark Markez që e con bilancin e tij sezonal në 4 fitore e 2 vende të dyta në 8 gara të zhvilluara, forcon akoma më shumë vendin e parë në renditjen për pilotë me 160 pikë duke e thelluar në 44 pikë diferencën me Doviciozon në vendin e dytë, ndërkohë që në vendin e tretë është Danilo Petruci me 108 pikë.

sfidanti.al