Guardiola i del për zot Mesit: Van Gal, gabon për Championsin

Pak ditë më parë Luis Van Gal i bëri një urim të hidhur për ditëlindje Lionel Mesit, duke u tallur se “sa herë e ka fituar Championsin, ky lojtari më i mirë i botës”. Këto fjalë nuk i pëlqyen ish-trajnerit të Mesit tek Barcelona, Pep Guardiolës.

“Nuk mendoj se Barcelona nuk e ka fituar Championsin për shkak të Mesit, – u shpreh tekniku i sotëm i Mançester Sitit, – Van Gal besoj e ka pasur fjalën që në Europë ka më shumë rëndësi aspekti mbrojtës sesa në Spanjë, dhe kjo mund të jetë e vërtetë. Natyrisht, humbja me Liverpulin ishte e rëndë, pasi në “Anfild” shkoi me epërsinë 3-0 dhe kundërshtarët nuk kishin Salahun e Firminon”.

Guardiola theksoi se dy skuadrat më të vështira me të cilat është ndeshur në karrierë janë Barcelona e Luis Enrikes dhe Liverpuli i Jurgen Klopit. Ai veçoi treshen e sulmit të Barçës së 2015-ës, Mesi-Suarez-Nejmar, si të pandalshme, ndërsa u shpreh i pasigurt nëse Nejmar do të jetë i njëjti lojtar që ishte, nëse kthehet në “Kamp Nou”.

Sfidanti.al