Dramë në futbollin e femrave; zhduket në liqenin e Komos lojtarja e Jang Bojs

Drama mbërthen futbollin e femrave e më konkretisht skuadrën e Jang Bojs. Mesfushorja 24 vjecare e skuadrës zvicerane, Florjana Ismaili u zhduk në liqenin e Komos të shtunën pasi kreu një zhytje. është vetë klubi i Jang Bpojs që konfirmoi këtë lajm të hidhur.

‘Policia po vazhdon kërkimet-lexohet në komunikatën e skuadrës helvete-jemi shumë të shqetësuar dhe nuk e kemi humbur shpresën se gjithcka do të shkojë mjaft mirë. Jemi në kontakt me familjarët dhe kërkojmë mirëkuptim nëse në këtë moment nuk japim më shumë informacione’

Kërkimet për Ismailin që është edhe pjesë e Kombëtares zvicerane rinisën ditën e diel, ndërkohë që policia po vijon hetimet. Sipas të dhënave të para, Ismaili dhe një mike e saj morën me qera një varkë në Musso dhe u larua nga bregu në orën 16:00. Në një moment Florjana u zhyt në ujërat e Larios dhe mikja e saj duke parë që ajo nuk po shfaqej, fillimisht mendoi se ishte një shaka e saj, por me kalimin e minutave kuptoi se dicka kishte ndodhur dhe filloi të thërrasë emrin e saj për të kërkuar më pas ndihmën e shpejtë

sfidanti.al