Barcelona dërgon ofertën për Nejmarin, pret haber nga PSZH-ja

Media spanjolle shkruan se Nejmari personalisht ka kërkuar nga krerët e PSZH-së që ta lejojnë atë të kthehet andej nga ai erdhi para dy vitesh, pranë në Barcelonë.

Gazeta katalonjase “Sport” shkruan se vetë Nejmari dhe Barcelona tanimë janë marrë vesh, ndërkohë që futbollisti brazilian është gati të pranojë të gjithë kushtet.

Sidoqoftë, problem është çmimi që do t’i vejë PSZH-ja Nejmarit, duke e ditur se klubi francez i dha Barcelonës plot 222 milionë euro për këtë futbollist brazilian dhe tani nuk ka ndërmend që ta ulë këtë çmim.

Megjithatë, në Barcelonë kanë bërë një plan që t’i japin PSZH-së 100 milionë euro plus ndonjë lojtar të mirë, konkretisht Kutinjon që nuk i justifikoi shpresat e klubit dhe të tifozëve katalonjas. Thuhet se Barcelona ia ka dërguar tanimë ofertën PSZH-së dhe tani pret përgjigje.

Sfidanti.al