Klaudio Ranieri  pasues i Benitezit te Njukaslli?

Megjithëse shumë mediume në Angli përmendnin emrin e Zhoze Murinjos si trajner të ardhshëm të Njukasllit, zhvillimet kanë marrë rrugë tjetër dhe tani, sikurse vë në dukje “Skaj Sports”, në stolin e drejtimit të “çafkave”, siç e quajnë ndryshe Njukasllin, do të mund të ulet njeriu që bëri para dy vitesh të papriturën më të madhe në Premier Ligë, duke nxjerrë Lester Sitin modest kampion të Anglisë.

Ai është Kluadio Ranieri që ka lënë mbrapa një sezon që la shumë për të dëshiruar. Ranieri, në fakt, e ka drejtuar edhe më parë Njukasllin, ndërsa më vonë ai drejtoi një kohë të shkurtër Romën, tani ai është përsëri i paangazhuar dhe në kërkim të një sfide të re.

Suksesi që Ranieri arriti me Lesterin, ka bërë që ai të jetë ende i kërkuar në tregun e trajnerëve dhe nuk janë pak klubet që do të donin shërbimet e tij.

Sfidanti.al