Lukakun nuk e zë gjumi natën, shikon ëndërra me Interin

Romelu Lukaku është një hap larg Interit. Ky sulmues i Mançester Junajtidit madje është marrë vesh edhe për kushtet personale që të tranferohet në “Xhuzepe Meaca”, kështu që tani pritet vetëm që të arrihet marrëveshja, për të cilën thuhet se do të nënshkruhet më 1 korrik.

Ky futbollist belg do të fitojë gjashtë milionë euro në vit tek Interi dhe kontrata e tij do të jetë katërvjeçare. Lukaku, kontrata e të cilit me Junajtidin është deri më 2022, gjatë sezonit të kaluar ka zhvilluar 45 ndeshje, duke shënuar 15 gola dhe duke realizuar katër asistenca.

Sfidanti.al