Është tepër shpejt të flitet, por tifozët kanë nisur të dyshojnë vetëm pak javë pasi festuan si kurrë ndonjëherë. Ata përjetuan fitoren e titullit nga Partizani, pas 26 vjetësh, veçse nuk janë aspak të sigurt sesi do të jetë e ardhmja, tani pa ish-trajnerin Skënder Gega. Një goditje e madhe ishte humbja e rëndë në miqësoren e parë të verës, 1-5 ndaj Sarajevos, luajtur në Slloveni.
Natyrisht, ishte thjesht një miqësore, por shifrat ishin tepër të thella, ndonëse kundërshtari ishte kampion i Bosnjë-Hercegovinës, dhe të dyja skuadrat bënë zëvendësime. Tifozët kaluan në akuza dhe sulme në faqen zyrtare të klubit në FB.
Ata dyshuan seriozitetin e luajtjes së ndeshjes, u tallën me faktin se u shënua një gol nga të kuqtë, dhe shprehën dyshime të qarta nëse trajneri i tanishëm, Franko Lerda, do të dijë të jetë në nivelin e Gegës, të paktën përsa i përket rezultateve.
Për kampionen boshnjake shënuan Tatar, Ahmetoviç, Shishiç dhe Mustafiç, ndërsa për shqiptarët golin e vetëm e realizoi Reinaldo Kalari. Duket se trajneri Lerda do të ketë punë të madhe për të bërë që të krijoi skuadrën që ai mendon.
I prezantuar pak ditë më parë dhe i mbështetur fuqishëm nga drejtori i përgjithshëm i klubit, Olsi Rama, ai do të duhet të tregojë veten se mund t’ia dalë në Shqipëri, ndërsa disa paraardhës të tij nga Italia dështuan.
Sfidanti.al