Me cilin klub do të ngushëllohet  Bufoni sezonin e ardhshëm?

Portieri legjendar italian, Xhanluixhi Bufon, vendosi se një sezon te PSZH-ja ishte i mjaftueshëm, kështu që ai filloi të kërkojë një sfidë të re. U spekulua se ai do të shkonte në Itali, ku do të kthehej te Parma e tij ose do të përforconte Breshën.

Megjithatë, gazetari italian Xhanluka di Marcio thotë se Porto është destinacioni i ardhshëm i Bufonit që do të zëvendësojë në këtë klub portugez portierin tjetër legjendar, spanjollin Iker Kasijas, që do t’i japë fund karrierës, për shkak të problemeve shëndetësore.

Sfidanti.al