Juventusi në një të ardhme të afërt do të promovojë Mauricio Sarin si trajner të ri të vetin, ndërkohë që pritet që specialisti italian i futbollit të ndërmarrë menjëherë masat e para lidhur me krijimin e formacionit. Një vendim, sidoqoftë, është interesant se Sari do ta ndryshojë pamjen e sulmit të ekipit, duke kthyer sezonin e ardhshëm Gonzalo Higuainin.
Ky futbollist argjentinas ka luajtur nën drejtimin e Sarit te Napoli dhe muajt e fundit edhe te Çelsi, megjithëse nuk ka luajtur në top formë në Premier Ligë. Në fakt, Higuaini nuk ka pasur ndonjë ofertë interesante nga ndonjë klub i madh, kështu që Sari ka vendosur t’i japë një shans të ri golashënuesit argjentinas me bluzën e “zonjës së vjetër”.
Sfidanti.al