Spanja në zi; Hoze Antonio Rejes humbet jetën në aksident rrugot

Bota e futbollit qan Hoze Antonio Rejes. Ish futbollisti i Sevijas, Arsenalit, Realit të Madridit e Atletiko Madrid humbi jetën në moshën 35 vjecare në një aksident rrugor në Utrera që është qyteti i tij i lindjes. Mësohet se makina me të cilën po udhëtonte Rejes doli nga rruga duke marrë edhe flakë. Hetimet e para flasin se shkaku i aksidentit ishte shpejtësia e madhe e makinës, 200 km/h. Me Rejes në makinë ishte edhe një kushëriri i futbollisti, Xhonatan Rejes edhe ky ndërroi jetë, ndërkohë që një person i tretë mbeti i plagosur rëndë me djegie në 60% të trupit.

Hoze Antonio Rejes e bëri debutimin e tij në La Liga kur ishte 16 vjec me Sevijan për të veshur më pas edhe fanelën e Arsenalit, Atletikos, e Realit të Madridit. Më pas ai është aktivizuar edhe me Espanjolin, Kordobën, Xinjiang në Kinë dhe së fundmi u bë pjesë e Ekstremaduara. Rejes ishte futbollisti që mbante rekordin me më shumë tituj të fituar në Europa League, 1 me Atletikon e Madridit dhe 3 me Sevijën. përsa i përket trofeve të tjerë, Rejes ka fituar 1 Ligë Spanjolle më Realin, 1 titull në Premier League, 1 Communitu Shield e një FA Cup me Arsenalin, ndërsa ai ka mundur të fitojë edhe një Kupë të Ligës portugeze me Benfikën. Në total në rang klubesh Rejes ka shënuar 93 gola, ndërsa me Spanjën ka 3 gola me U21 dhe 4 me Kombëtaren A

Klube dhe sportistë të shumtë me të mësuar lajmin e hidhur iu drejtuan rrjeteve sociale për të shprehur dhimbjen e tyre për ndarjen nga jeta të futbollistit që në shtator do të festonte 36 vjetorin e lindjes. ndër personat më të goditur nga ky lajm ishte Arsen Venger, që ka punuar me Rejes kur ishte trajner i Arsenalit.

‘Jam shumë i shokuar nga lajmi i tmerrshëm për Hozenë-shkruan Venger-i japim familjes dhe miqve të tij cdo mbështetje të mundshme nga familja e Arsenalit. Do të jetë gjithnjë në zemrat tona’.

sfidanti.al