Lojtarët do të kenë pesë javë e gjysmë pushim, por vetëm ata që nuk do të jenë me ekipet kombëtare. Këta të fundit do të pushojnë më pak. Bajerni planifikon të nisë përgatitjet, nën drejtimin e trajnerit Niko Kovaç, në 8 korrik. Yjet e kombëtares gjermane do të jenë në ekipin përfaqësues nga 2-12 qershor, ndërsa Alfonso Dejvis ka Kupën e Artë të Amerikës Veriore dhe Qendrore në 18 qershor-18 korrik.
Bajerni do të fluturojë në SHBA në 15 korrik, ku do të luajë tri ndeshje të Kupës Ndërkombëtare të Kampionëve, ndaj Arsenalit në Los Anxhelos, Realit në Hjuston dhe Milanit në Kanzas Siti. Në 24 korrik, aventura amerikane përfundon, dhe në 30-31 korrik do të luhet Kupa Audi në “Alianc Arena” të Mynihut, Real-Totenhem, Bajern-Fenerbahçe.
Në 3 gusht, bavarezët luajnë Superkupën e Gjermanisë ndaj Dortmundit, ndërsa nga 5 deri në 10 gusht do të jetë faza e fundit përgatitore në Tegernze, pranë shtëpisë së presidentit Uli Hënes dhe kapitenit Manuel Nojer. Bavarezët do të synojnë si gjithnjë fitoren e trefishtë, Bundesligë, Kupë tyë Gjermanisë, por sidomos Championsin.
Sfidanti.al