Që nga 1 qershori në futbollin evropian do të aplikohen disa rregulla të reja që janë miratuar në muajin mars nga Bordi Ndërkombëtar i FIFA në mbledhjen e saj të 133. Tashmë FIFA ka filluar të aplikojë këto rregulla të reja, ndërkohë që UEFA do të nisë t’i zbatojë me fillimin e sezonit të ri. Por cfarë ndryshon në futbollin evropian dhe atë botëror.
PREKJA E TOPIT ME DORE
Prekja e topit me dorë do të sanksionohet sigurisht nëse është e vullnetshme. Por që sot do të ndëshkohet cdo prekje e topit me dorë në rastet kur krahu është i ngritur në lartësinë e shpatullës ose në rastet kur krahu është i hapur në një pozicion jo natyral
SULMUESIT DHE BARRIERA
Për rë evituar një sjellje që mund të gjykohet antisportive, sulmuesit do të duhet të rrinë të paktën 1 m larg barrierës së mbrojtësve kundërshtarë, në cilindo drejtim
RIVENIA E TOPIT
Në rivënien nga vija fundore, topi nuk duhet të dalë më nga zona për t’u ekzekutuar; pra portieri mund ta pasojë te shoku i skuadrës brenda zonës, por sulmuesi kundërshtar mund të ndërhyjë pasi të jetë bërë prekja e parë
POZICIONI I PORTIERIT NE RASTIN E PENALLTIVE
Që sot, portieri do të mund të spostojë një këmbë përtej vijës së portës. por VAR mund të ndërhyjë dhe të bëjë që të përsëritet ekzekutimi i penalltisë në rast se portieri e ka kaluar me të dyja këmbët vijën e portës në momentin e gjuajtjes
KARTONA Të VERDHE EDHE PER PORTIERET
Rregulli i kartonave të verdhë do të hyjë në fuqi edhe për trajnerët; fillimisht do të jepet kartoni i verdhë pastaj i kuq. Me t’u përjashtuar nga stoli, për trajnerin e ndëshkuar do të rekomandohet skualifikimi për sfidën pasardhëse
ARBITRI NUK DO TE HYJE ME NE LOJE
Deri më sot nëse topi përplasej te arbitri, loja vijonte normalisht. por nuk do të jetë më kështu; nëse prekja e arbitrit favorizon një asist ose bëhet gol nga ana e skuadrës tjetër, loja do të ndalet. në zonë, topi do t’i jepet gjithnjë portierit
PREKJA E TOPIT ME DORE DHE GOLI
Cdo gol i shënuar me dorë, edhe kur prekja është e pavullnetshme nuk do të akordohet.
sfidanti.al