MotoGP; Mark Markez, pole position me zgjuarsi në Muxhelo

Mark Markez tregon edhe njëherë se është një pilot dinak dhe i zgjuar. Ashtu sic bëri edhe në Katar, lideri i botërorit të MotoGP, shfrytëzoi mjaft mirë një trajektore të Dukatit duke fituar pole position në pistën e Muxhelos në Itali, që i mungonte që nga viti 2014.

Pilotit katalanas i shërbeu sulmi i fundit për të fituar të drejtën për t’u nisur nga vendi i parë në startin e garës ditën e diel teksa e përshkoi pistën me kohën fantastike 1 minutë 45 sekonda e 519 të mijtat duke lënë në vendin e dytë pilotin e Jamaha Petronas Kuartararo në vendin e dytë që u shfaq i papërmbajtshëm në këto kualifikuese, ndërkohë që vijën e parë të nisjes e plotëson Danilo Petruci me Dukati i renditur në vendin e tretë.

Për rivalin e Markez, Doviciozo, këto prova zyrtare në pistën e Muxhelos nuk ishin aspak pozitive me pilotin italian të Dukatit zyrtar që në fund u detyrua të kënaqej me vendin e nëntë pas Vinjales që u rendit i 7 dhe Banjaia i Dukati Pramak në vendin e tetë. përpara këtyre pilotëve, në vijën e dytë të nisjes janë Morbideli, Miller dhe Kraclou.
Krejtësisht për t’u harruar ishte kjo ditë për idhullin e shtëpisë, Valentino Rosin. Piloti italian i Jamahës do të niset i 18 kjo ndoshta edhe për shkak të një gabimi në përllogaritjet e tij teksa tentoi të bëjë xhiron e fundit kur flamuri me kuadratë bardhezinj filloi të valëvitej.

sfidanti.al