Një titull me Artgjentinën dhe Messi do të jetë i lirë t’i thotë lamtumirën futbollit; kjo është ideja e kapitenit të skuadrës bardhekaltër që ai e shprehu gjatë një interviste për Fox Sports Radio Argentina gjatë një momenti pushimi në përgatitjet për Copa America.
‘Dua të tërhiqem nga futbolli pasi të kem fituar dicka me Argjentinën-tha Messi-do të vazhdoj të luftoj për këtë ëndërr’. Një shprehje kjo që shumë admirues të Messit dhe spektaklit në futboll shpresojnë të mos bëhet realitet, të paktën jo kaq shpejt. Gjithsesi, thënë këtë, është mirë që të flasim edhe për temat e tjera që Messi preku në intervistën e tij; mungesa e shokëve unikë të skuadrës si Xavi dhe Iniesta, admirimin për Nejmar, mbrojtjen e Suarez, zhgënjimin djegës për eliminimin në Ligën e Kampioneve nga Liverpuli.
Por jo vetëm kaq, Messi foli sërish për transferimin e rivalit të tij Kristiano Ronaldo te Juventusi.
‘Kur u largua thashë që do të ishte Reali që do të dëmtohej dhe ata u zemëruan-tha Messi-por kjo do t’i kishte ndodhur cdo skuadre, një futbollist si ai me 50 gola sezonalë i mungon La Ligës sepse futbollistët e mëdhenj e bëjnë më të mirë turneun; kërkonim të kalonim njëri-tjetrin cdo vit dhe përmirësoheshim’
sfidanti.al