VAR nuk funksionon; Champions League afrikane jepet ‘në tavolinë’

Është mbyllur në mënyrën më të shëmtuar të mundshme ndeshja e kthimit në Champions League afrikane. Në Rades, në Tunizi, u vunë përballë njëra tjetrës Esperans Tunisi dhe Vidad Kazablanka të cilat e kishin mbyllur ndeshjen e parë 1-1. Në fund ishin të zotët e shtëpisë së Esperans ata që ngritën trofeun sepse kundërshtarët e tyre refuzuan të vijonin lojën pasi zbuluan se sistemi VAR kishte defekt dhe nuk mund të përdorej. E gjithë kjo u zbulua pasi arbitri nuk mundi të verifikojë dot nëse goli i shënuar dhe i anuluar i Vidad ishte i rregullt apo jo.

Si për ironi, përsëritjet e shfaqura në ekran treguan se goli i anuluar i Vidad për pozicion jashtë loje, në të vërtetë ishte mëse i rregullt

Ndeshja u ndërpre për 1 orë e gjysmë, por në fund sistemi VAR nuk u riparua dhe për këtë arsye skuadra e Kazablankës refuzoi të rikthehej në fushën e lojës për të vijuar ndeshjen. Kështu që titulli i shkoi Esperansës me këtë të fundit që saktësoi se të dy klubet ishin informuar për problemet teknike me sistemin VAR, por kjo nuk e fshin aspak figurën e shëmtuar.

sfidanti.al