Pushtimi të jetë paqësor, 100 000 anglezë për Championsin në Madrid!

Në vitin 2003, kur në Sevilje u luajt finalja e Kupës UEFA, Porto-Sëlltik, qyteti spanjoll sikur u pushtua nga një hordhi e huaj. Ishin plot 70 000 tifozë skocezë, një pjesë e madhe pa shpresë për të gjetur bileta, që e ndoqën skuadrën e tyre nga afër, duke u bërë ndoshta prag-finalja më madhështore në histori.

Madridi, një tjetër qytet në Spanjë (madje kryeqyteti), përjetoi një “përmbytje” edhe më të madhe, pasi plot 100 000 anglezë mbërritën me çdo mjet të mundshëm për të ndjekur finalen e dytë angleze në histori, atë mes Totenhemit dhe Liverpulit. Duke kujtuar gjëmat e ndodhura më parë, urimi është që ky “pushtim” i Madridit të jetë paqësor.

Tifozët liverpulas duket se janë në numër më të madh sesa ata londinezë, ndërsa shumë prej tyre do ta detyrohen ta ndjekin finalen nga ekranet e mëdhenj të vendosur në vende të ndryshme, si në Plaza Major, në Puerta del Sol, apo në vende të tjera të kryeqytetit. Ata nuk do t’i pengojnë aspak temperaturat e larta në Madrid, që arrijnë deri në 32 gradë celsius, apo rreth 5 000 forcat policore të mobilizuara nga autoritetet vendase.

Problemi më i madh ka të bëjë me numrin e biletave për tifozët e dy skuadrave, pasi gjithsej janë përcaktuar më pak se 40 000 bileta “toptan” për Liverpulin dhe Totenhemin, në një stadium me 68 000 kapacitet. Gjithsesi, pritet që mjaft tifozë të tjerë anglezë të blejnë bileta me çmime prej “tregu të zi”.

Sfidanti.al