Celsi, shkarkimet e trajnerëve i kanë kushtuar 100 milionë Euro

Celsi humbi betejën ligjore me Antonio Konten të cilit do të detyrohet t’i japë në formën e dëmshpërblimit mbi 10 milionë Euro që është paga e trajnerit e vitit të fundit të kontratës. Me këtë shifër, vlera e dëmshpërblimit të paguar nga Roman Abramovic në favor të trajnerëve të shkarkuar arrin kuotën e 100 milionë Eurove.

Manjati Rus i mori frenat e Bluve të Londrës në vitin 2003 dhe gjatë gjithë kësaj periudhe ka shkarkuar plot 9 trajnerë, 4 nga të cilët janë italianë; Klaudio Ranieri, Karlo Anceloti, Roberto Di Mateo e Antonio Konte. Por ai që ka përfituar më shumë nga ky proces është Zhoze Murinjo me portugezin që e ka provuar dy herë shkarkimin nga

Abramovic për t’u ngushëlluar më pas me 27.5 milionë Euro dëmshpërblim.
Sipas zërave të merkatos, kjo listë mund të shkojë në statistika dyshifrore duke qenë se edhe e ardhmja e Sarrit në Londër është ne fije të perit. Shkarkimi i tij në fund të sezonit do të jetë më pak i kushtueshmi për Abramovic me Sarrin që do të përfitonte 5 milionë Paund si dëmshpërblim

sfidanti.al