Emiliano Sala, zbulohet rrëfimi në Whatsapp: Nuk dua të shkoj te Kardifi

Kanë kaluar 4 muaj nga tragjedia ajrore që i mori jetën Emiliano Salës dhe në drite del një prapaskenë e bujshme në lidhje me sulmuesin argjentinas. Në 6 janar të këtij viti, Sala iu rrëfye një mikut të tij gjatë një telefonate me Whatsapp për tratativat mes Nantës dhe Kardifit

Sipas asaj që zbulohet nga dokumentari ‘L’Equipe Enquete’, Emiliano Sala dëshironte që të qëndronte te Nanta dhe nuk ishte i tërhequr nga projekti i Kardifit që ishte në luftë për mbijetesë në Premier League.

‘Mbrëmë i dërgova mesazh Meisës(agjenti) dhe ai më mori në telefon pas disa orësh. Frank Kita, Drejtori i Përgjithshëm i Nantës i dërgoi mesazh që ai ta merrte në telefon-dëgjohet në audion e bisedës së Salës-duan të më shesin. Sot erdhi oferta e Kardifit. Hynë në tratativa për të siguruar më shumë para, duan që unë të iki me cdo kusht. është e vërtetë që më ofrohet një kontratë e mirë, por projekti sportiv nuk është interesant për mua. Nuk më tremb ideja që do të shkoj atje dhe do të luftoj, por Meisa duhet të më gjejë dicka më të mirë. Meisa i tha jo Kardifit sepse mendon se meritoj më mirë dhe merkatoja mund të ma ofrojë këtë’

Këto negociata duket se e irrituan shumë sulmuesin argjentinas që pati raporte shumë të vështira me drejtuesit.
‘Nuk dua të flas me Kitën personalisht-vijonte Sala-nuk është një person që më pëlqen. I ofruan shumë para dhe do të më shesë. As nuk më pyeti, i interesojnë vetëm paratë. Askujt nuk i intereson ajo që dua unë. Nuk është askush që të vendosë veten në vendin tim. Askush nuk interesohet për mua’

sfidanti.al