Baloteli: Gjytarët francezë janë më të këqinjtë në Evropë!

Mbas humbjes 0-3 nga Lioni para tifozëve të vet, golashënuesi i Olimpikut të Marsejës, Mario Baloteli, i akuzoi seriozisht gjyqtarët e Ligës së 1-rë franceze, duke i quajtur ata si më këqinjë në Evropë dhe profesionalisht shumë të dobët, madje të tmerrshëm!

“Gjyqtarët në Francë janë më të këqinjtë. Ata thjesht janë të tmerrshëm”, tha Baloteli para gazetarëve mbas përfundimit të ndeshjes mes Marsejës dhe Lionit.

Thuhet se Baloteli do ta ndryshojë edhe një herë tjetër mjedisin, duke qenë se atij i mbaron kontrata me Marsejën, kampione të dikurshme të Evropës, dhe se për shërbimet e tij është e interesuar Bresha e tij që përsëri u ngjit në Serinë A.

Sfidanti.al