Topi i Artë; prestigj, por edhe të ardhura për futbollistët

Fitimi i Topit të Arte për futbollistët nuk është vetëm një prestigj për futbollistët që e marrin atë në duar, por është edhe mundësi përfitimi. Revista prestigjioze franceze ‘France Football’ ka bërë një studim për të ardhurat që sigurohen nga lojtarët duke qenë se tashmë është kthyer në një trend përfshirja e një klauzole në kontratat e lojtarëve, madje edhe për ata që në fund e shohin ceremoninë e dorëzimit të këtij trofeu nga ekranet e televizorit.

Kur Nejmar u transferua te Barcelona në vitin 2013, klubi katalanas përfshiu një shpërblim prej 425 mijë Eurosh për brazilianin që në atë kohë shihej su shumë premtues, por që në fund fitoi vetëm një përqindje të ulët të votave. Dy vjet më vonë u vunë re opsione të shumëfishta sic ishte kontrata e Depaj me Mancester Junajtid, me Djajtë e Kuq ku përfshihej shpërblimi prej 1 milion Paund për fitoren e trofeut, 500 mijë për arritjen në podium dhe 100 mijë për praninë në listën e kandidatëve.

Ai që ka më shumë mundësi për të fituar realisht Topin e Artë një ditë është Kilian Mbape, ose të paktën kjo është ideja e krijuar nga Paris Sën Zhermeni që ka përfshirë në kontratën e sulmuesit 20 vjecar një klauzolë me 500 mijë Euro neto. Ndërkohë që nuk gjen konfirmim klauzola për Lionel Messin me 1 milionë Euro shpërblim për cdo triumf të tij në Topin e Artë që jepet tashmë cdo vit nga kjo revistë.

Përsa i përket Modric, që këtë vit ndërpreu dominimin e binomit Ronaldo-Messi, do të përfitonte 800 mijë Euro, pasi i negociuan vetëm në rinovimin e kontratës së pare ku Topi i Artë as nuk ishte përmendur.

sfidanti.al