Zgjerohet Familja e Mark Bartrës; së shpejti vjen në jetë fëmija i tretë

Mark Bartra dhe Melisa Himenez do bëhen sërish prindër. Futbollisti i Betis dhe bashkëshortja e tij bënë të ditur nëpërmjet rrjeteve sociale se shumë shpejt do të vijë në jetë fëmija i tyre i tretë. Cifti publikoi në Instagram një video ku ata shfaqen teksa shpërthejnë një tullumbace duke zbuluar në të njëjtën kohë edhe gjininë e fëmijës që do të jetë një djalë.

‘SURPRIZë! Pas dy princeshave tona-shkruante qendërmbrojtësi në postimin e tij në rrjetet sociale, ndërkohë që dukej qartë entuziazmi i tij teksa përqafon bashkëshorten ndërkohë që nuk kanë munguar as urimet në drejtim të tyre.

Mark Bartra dhe Melisa Himenez janë prindër edhe të dy vajzave Gala që ka lindur në 2015 dhe Abril që erdhi në jetë përpara 1 viti ditëlindjen e së cilës familja e festoi përpara dy javësh

sfidanti.al