“Sky Italia” bëri të ditur se Antonio Konte është pranë marrëveshjes me Interin, ndërkohë që kryesia e Juventusit, sikurse u njoftua, ka marrë vendimin për ndërprerjen e bashkëpunimit me trajnerin aktual, Masimo Alegri, dhe pritej që në stolin “bardhezi” të drejtimit të ulej ish-trajneri i përfaqësueses italiane, Juventusit dhe i Çelsit.
Mediumi prestigjioz i lartpërmendur vinte në dukje se Konte është shumë pranë nënshkrimit të kontratës me Interin. Në fakt, ky trajner italian ndodhet në një gjendje që e lejon atë të zgjedhë dhe tani duhet të pritet që të shihet, nëse atë do ta marrë Bepe Marota tek Interi apo ai do të shkojë tek ish-klubi i tij.
Sfidanti.al