“Ujku” i tregut të futbollit,  Mino Rajola,  kapet me “presh në duar “

Federata italiane e futbollit e pezulloi tre muaj agjentin e futbollit, Mino Rajola. Ky i fundit është një nga agjentët më në zë në botën e futbollit, por ai është mjaft i njohur edhe sepse përdor të gjitha mënyrat e lejuara dhe të palejuara që të arrijë atë që do.

Rajola siguron provizione shumë të mëdha për vete, ndërkohë që arrin t’u sigurojë kontrata të majme edhe klientëve, midis emrave të të cilëve mund të përmenden Pol Pogba, Marko Verati, Matijs De Liht, Zllatan Ibrahimoviç, Mario Baloteli….

Federata italiane e futbollit e pezulloi Rajolën deri më 9 gusht që do të thotë se deri në atë datë ai nuk ka të drejtë të përfshihet në transferime futbollistësh.

Sfidanti.al