Ernesto Valverde me siguri që do të shkarkohet në fund të këtij sezoni, sidoqoftë, sikurse shkruan media katalonjase, vendimi final do të merret mbas finales se Kupës së Mbretit (25 maj).
Media në fjalë vë në dukje se, për momentin, ka tre kandidatë që të ulen në stolin e drejtimit të Barcelonës dhe ata janë trajneri i Ajaksit, Erik Ten Hag, trajneri i Betisit, Kike Setien, dhe ish-trajneri i PSZH-së dhe ish-futbollist i Barçës, Loran Blank.
Sidoqoftë, favorit i tifozëve është Setieni, për shkak të stilit të tij të lojës që promovon Betisi dhe që i përshtatet Barcelonës.
Nëse Valverde do të shkarkohet, një gjë e tillë do të ketë arsye kryesore dështimin e Barcelonës në Ligën e Kampioneve. Gjatë dy sezoneve në La Liga ai fitoi po aq trofe dhe ndodhet në rrugë të mbarë që të fitojë kurrorën e dyfishtë sivjet, ndërkohë që në 76 ndeshje në kampionat Valverde ka pësuar vetëm katër humbje, dy nga të cilat në një situatë, kur ekipi e kishte siguruar titullin dhe luante me formacion të kombinuar me rezervat.
Sfidanti.al