Tamam klubi i “djallit” : Vendimi që  godet” xhepat e lojtarëve

Kryesia e Mançester Junajtidit ka marrë vendimin që t’i dënojë lojtarët e vet, sepse ata nuk dhanë maksimumin e tyre gjatë këtij sezoni, sidomos se u eliminuan para kohe nga Liga e tanishme e Kampioneve dhe dështuan që të kualifikonen për në Ligën e sezonit të ardhshëm.

Në këto kushte, dretori i madh i klubit, Ed Uduard, dhe njerëzit rreth tij vendosën që t’ua ulin pagat deri në 25 për qind të gjithë lojtarëve, pasi ata nuk i meritojnë ato që marrin tani.

Me siguri që kjo ulje drastike e pagave do të bëjë që disa lojtarë të Junajtidit të kërkojnë të ikin nga ky klub dhe ta kërkojnë fatin e vet në ndonjë klub tjetër të madh.

Më shumë këtë ulje page do ta ndjejnë xhepat e Aleksis Sançezit, Pol Pogbas dhe Romelu Lukakut që marrin më shumë para sesa të tjerët, kështu që me siguri që ata do të jenë ndër të parët që do të kërkojnë të ndërrojnë mjedis. Për Pogban ka interes tek Reali i Madridit dhe për Lukakun po interesohen Juvetnusi dhe Interi, ndërkohë që tani për tani nuk ka të interesuar për Aleksis Sançezin.

Mbas uljes 25 për qind të pagave, Sançezi që tani merr 500 000 sterlina në javë, do të marrë 375 000 sterlina, ndërsa Pogba nga 300 000 sterlina që merr tani, do të marrë 225 000 sterlina në javë, kurse Lukaku edhe më pak.

Sfidanti.al