Vanda Nara kundër atyre që urrejnë Ikardin: Një foto nuk fshin 130 gola

Për rreth 1 javë, Vanda Nara ‘ka folur’ vetëm nëpërmjet fotove shumë të nxehta së bashku me bashkëshortin e saj Mauro Ikardi, foto që janë diskutuar e kritikuar shumë. Por tani ajo vendosi të thyejë heshtjen duke i kthyer përgjigje një komenti negativ duke u dhënë një mesazh të gjithë tifozëve të Interit që nuk e miratuan aspak sesionin fotografik të ish kapitenit të skuadrës zikaltër

Vanda Nara që është njëkohësisht edhe agjentja e futbollistit, postoi një tjetër foto të saj me Mauro Ikardin që është krejtësisht i zhveshur dhe që mbulohej pjesërisht nga përqafimi i saj, pas kthimitnga Udine ku për herë të parë edhe ajo u bë viktimë e kontestimit të ekzagjeruar dhe fyerjeve të tifozëve ultras të Interit.

Një prej ndjekësve të Vandës në Instagram në komentin e tij e akuzoi Ikardin se ishte i brishtë dhe Vanda iu përgjigj pa iu ardhur shumë rrotull fjalëve: ‘Për një sesion fotografik nuk anulohen 130 gola dhe ai nuk ka harruar si luhet futboll-shkruante Vanda Nara-vetëm ai mund të thotë nëse është i lumtur dhe unë bëj atë që e bën atë të lumtur. Kujto se është ai që bën zgjedhjen dhe të siguroj se ka shumë pak burra të vërtetë si ai’.

sfidanti.al