Aron Ramsej e mbylli para kohe për shkak të një dëmtimi kështu që ai i dha më herët lamtumirën skuadrës së Arsenalit dhe tifozëve të tij. Në një ceremoni të zhvilluar në Emirates Stadium, Ramsej u shfaq shumë i emocionuar teksa tifozët dhe pjesa tjetër e skuadrës duartrokisnin për të. Një pamje që e preku jashtë mase mesfushorin uellsian që nuk i përmbajtur aspak lotët
Më pas Ramsej iu bashkua tifozëve për të firmosur autogarë të shumë për ta, ndërsa Arsenali dha një mesazh falenderimi për Ramsej nëpërmjet platformave sociale të tij. Ramsej u bashkua me Arsenalin në vitin 2008 duke zhvilluar 369 ndeshje me një bilanc prej 64 golash e 62 assist. Sezonin e ardhshëm ai do të bëhet pjesë e Juventus, tek i cili u transferua me parametra zero.
‘Jam mirënjohës për mundësinë që m’u dha për të luajtur me këtë klub të madh për kaq shumë vite-u shpreh Aron Ramsej-kam kaluar 11 vjet këtu. Erdha kur isha një djalë 17 vjecar dhe po largohem si një burrë. Kam familje, kam bashkëshorten time, fëmijët e mi. Kanë ndodhur shumë gjëra dhe unë jam shumë mirënjohës për këtë mundësi. Sigurisht që jam edhe i emocionuar për sfidat e mia të reja dhe për kapitullin e ri në jetën time te Juventusi, por sot bëhet fjalë vetëm për këtë, sepse jam rritur këtu’.
sfidanti.al