PSZH-ja humbi në finale të Kupës së Francës ndaj Renit me penallti, duke qenë se e gjithë ndeshja bashkë me shtesat përfundoi në barazim 2-2.
Veç asaj se PSZH-ja, favorite kryesore, humbi, ndërsa ishte në avantazh 2-0, kjo ndeshje do të mbahet mend edhe për shkak të një faulli të rëndë të Kilian Mbapes që u nxor me karton të kuq në min. e 118-të, pasi ndërhyri ashpër e hapur, kur nuk ishte aspak nevoja, kundër një lojtari kundërshtar, kështu që ai shkoi para kohe në dhomën e zhveshjes. Ai, në fakt, e la ekipin e tij pa një gjuajtës të sigurt të penalltive, ndërkohë që pak kohë më parë ishte zëvendësuar edhe Nejmari, gjë që në fund i kushtoi shtrenjtë PSZH-së.
Sfidanti.al