Pakti sekret: Pogba pranon kushtet e Realit.. 12 milionë euro në vit!

Lajmi më i fundit që po qarkullon, është se mesfushori i Mançester Junajtidit, Pol Pogba, do të largohet nga “Old Traffordi” dhe do të shpërngulet në “Santiago Bernabe”.
Gazeta spanjolle “AS” që u referohet burimeve të afërt me klubin “mbretëror”, bën të ditur se pjesëtari 26-vjeçar i përfaqësueses franceze është marrë vesh me Realin për kushtet e tij personale. Kur ai të shpërngulet në “Santiago Bernabe”, Pogba do të marrë 12 milionë euro në vit.
Kjo do të thotë se ky lojtar francez do të marrë dy milionë euro më shumë sesa paga e tij aktuale te Junajtidi. Pogba pret që transferimi i tij të përfundojë para fillimit të fazës përgatitore që të paktën t’u shmanget zënkave të reja në klubin e “Old Traffordit”.
Sfidanti,al