Koment i ashpër i Tuhelit: Unë nuk jam babai i Nejmarit.. as dedektiv!

Nejmari mbas një kohe të gjatë, më në fund, u kthye në fushë, madje në kohën e duhur që të festonte edhe kurrorëzimin e PSZH-së si kampione të Francës.
Sidoqoftë, futbollisti braziliuan të enjten e fundit ishte parë në Torino, ku, sikurse u tha, ai, veç të tjerave, takoi shokun e tij, Dagllas Kosta, por u takua edhe me Kristiano Ronaldon.
Tuheli, u pyetur për vajtjen e Nejmarit në Torino në mes të javës, u përgjigj shkurt:
“Nuk kam asgjë për të thënë. Unë jam trajner i PSZH-së dhe nuk jam babai i Nejmarit apo ndonjë dedektiv! Ai u stërvit dje, po ashtu edhe sot. Kaq mund t’ju them”.
Sfidanti.al