Barcelona dhe Bajerni i Mynihut u përballën këtë të diel në gjysmëfinalen e dytë të Ligës së Kampioneve për femra me futbollistet e skuadrës katalanase që bënë historinë teksa u kualifikuan për herë të parë në finale të kompeticionit.
Por kjo ndeshje vendosi edhe një rekord për këtë skuadër dhe ka të bëjë me numrin e tifozëve të pranishëm në Mini Estadi (stadiumi i Barcelona B), ku u zhvillua kjo ndeshje. Në total numri i të pranishmëve në këtë impiant ishte 12764 persona duke kaluar atë prej 12178 shikuesve në stadium të sezonit të kaluar ndaj Olimpikut të Lionit.
Edhe pse 13200 biletat e vendosura nga klubi në dispozicion të tifozëve për sfidën me bavarezet u shitën thuajse menjëherë, stadium gjithsesi nuk ishte i mbushur plotësisht për shkak edhe të kushteve jo shumë optimale të motit. Gjithsesi, Mini Estadi e vendosi rekordin e ri për ndeshjet e Barcelonës në futbollin e femrave në Ligën e Kampioneve.
sfidanti.al